Të lidhur me zinxhirë në krevat, kush janë prindërit monstra që keqtrajtuan 13 fëmijë


57-vjeçari David Allen Turpin dhe bashkëshortja e tij 49-vjeçare, Louise Anna Turpin, janë arrestuar pasi mbi ta rëndojnë 9 akuza për torturë dhe 10 akuza për rrezikimin e jetës së fëmijëve të tyre.


Arrestimi erdhi pasi një nga 13 fëmijët e burgosur e të lidhur me zinxhirë telefonoi policinë dhe i bëri me dije se 12 motrat dhe vëllezërit e saj po mbaheshin në kushte të tmerrshme.

Vajza ishte aq e trembur në telefonatë saqë policët menduan fillimisht se ishte vetëm 10 vjeçe.


17-vjeçarja tregoi në polici se disa prej motrave dhe vëllezërve të saj mbaheshin të lidhur me zinxhirë e pranga.

Çfarë u gjet brenda shtëpisë?

Policët thanë se kur mbërritën në shtëpinë që ndodhej rreth 70 milje larg Los Angelesit gjetën fëmijët të terrorizuar dhe të lidhur tek shtrati. Gjithçka ishte në errësirë dhe kundërmonte një erë e rëndë.


Zbulimi tronditës u bë më 14 janar. Në banesë u gjetën 12 fëmijë, 7 prej të cilëve ishin në moshë të rritur. Viktimat ishin të veshur keq, të kequshqyer dhe shumë të pistë.

Fqinjët thanë për mediat lokale se nuk e kishin idenë që në atë shtëpi kishte fëmijë, ndërsa të tjerë shprehen se i kishin parë vetëm gjatë natës.

Fëmijët u dërguan në spital për të marrë kujdesin mjekësor.






Një këngëtar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në prag të një koncerti në Itali. Në pranga ka rënë Ëngjëll Krifa,


Policia bashkiake, e veçanërisht ajo e Tiranës, vijon raprezaljen e saj me të gjithë të pafuqishmit e kryeqytetit, të cilët dalin


Mëngjesin e sotëm, opinioni sportiv në vend është tronditur nga lajmi se peshëngritsja shqiptare, Romela Begaj ka dalë pozitive në testin antidoping.

Comments