Pozitive në doping/ Romela Begaj përjashtohet nga peshëngritja, por ka një kërkesë të veçantë


Mëngjesin e sotëm, opinioni sportiv në vend është tronditur nga lajmi se peshëngritsja shqiptare, Romela Begaj ka dalë pozitive në testin antidoping.


Ajo rezultoi se ka përdorur substancën e ndaluar stanozolol në kampionatin botëror të zhvilluar në Amerikë, ku u shpall edhe kampione.


Tashmë peshëngritësja shqiptare është përjashtuar përkohësisht nga çdo aktivitet. Ndërkaq, vetë Romela Begaj ka kërkuar që të hapet testi B në Kanada, pasi pretendon se është e pastër.


Nga ana tjetër, trajneri i saj, Gazmend Hakcani, ka thënë se gjithçka është bërë për të favorizuar peshëngritësen amerikane.



“Bëhet gjithçka me qëllim për të favorizuar peshëngritësen amerikane. Skandal! E pamundur të pezullohesh dy herë për të njëjtën gjë”, – është shprehur Hakcani.






57-vjeçari David Allen Turpin dhe bashkëshortja e tij 49-vjeçare, Louise Anna Turpin, janë arrestuar


Një këngëtar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në prag të një koncerti në Itali. Në pranga ka rënë Ëngjëll Krifa,


Policia bashkiake, e veçanërisht ajo e Tiranës, vijon raprezaljen e saj me të gjithë të pafuqishmit e kryeqytetit, të cilët dalin

Comments