Atentati tek ish-Parku, flet e dashura e Emilajno Boçit: Vrasësit erdhën nga pas, unë pash...


Brenda automjetit tip Range Rover, natën që u bë atentat ndaj 32-vjeçarit Emiljano Boçi, i cili ngeli i vrarë dhe u plagos miku i tij, Melvi Disha, ishte edhe një vajzë.

E reja përflitet se ishte e dashura e Boçit, e cila i shpëtoi për mrekulli atentatit të ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në kryeqytet.
Vajza ndodhej e ulur në sediljen e pasme të automjetit, ndërsa në polici ka dhënë edhe dëshminë e saj. Ajo ka treguar në polici shumë pak detaje nga ai moment.
E dashura e Boçit ka thënë se nuk ka parë shumë gjëra, por vetëm që një person është afruar nga dera e shoferit dhe ka qëlluar disa herë. Të gjitha xhamat e makinës kanë qenë të mbyllura, duke mos lënë mundësinë për dallimin e detajeve.
Melvi Disha, mik i Emiljano Boçit, gjithashtu nuk ka arritur të shquajë personin që ka shtënë mbi të dhe shokun e tij, pasi është detyruar të ulet në tokë për të mbrojtur veten pas të shtënave me armë.


Melvi Disha, personi i plagosur
Ka qenë vajza e ulur në sediljen e pasme të automjetit ajo që ka lajmëruar policinë, ndërsa ka shtuar se Emiljano është qëlluar nga pas, teksa ka qenë duke ndezur makinën tip Range Rover për të lëvizur.
Viktima dhe dy shoqëruesit e tij kishin qenë duke konsumuar një darkë në një restorant peshku që ndodhet në afërsi të Policisë Bashkiake në zonën e ish-Parkut.
Menjëherë pas krimit autorët u larguan sipas dëshmisë së vajzës nëpërmjet pallateve të lagjes “Shevqet Musaraj”.





57-vjeçari David Allen Turpin dhe bashkëshortja e tij 49-vjeçare, Louise Anna Turpin, janë arrestuar


Një këngëtar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në prag të një koncerti në Itali. Në pranga ka rënë Ëngjëll Krifa,


Policia bashkiake, e veçanërisht ajo e Tiranës, vijon raprezaljen e saj me të gjithë të pafuqishmit e kryeqytetit, të cilët dalin

Comments