Punonte në një klinikë private në Tiranë, ku "tallej" me shqiptarët duke premtuar se mund të kuronte kancerin


Punonte në një klinikë private në Tiranë, ku "tallej" me shqiptarët duke premtuar se mund të kuronte kancerin me sodë, por një italian duket se e ka futur veten në telashe.

Ditën e sotme, Gjykata e Romës e ka dënuar Tullio Simoncini me 5 vjet e 6 muaj burg, raporton "La Stampa".


Ai pretendonte shërimin e tumoreve duke aplikuar një kurë me bazë bikarbonatin e sodës, por ka "marrë në qafë" shumë pacientë si në Shqipëri ashtu edhe Itali.



Simoncini u akuzua për abuzim në ushrimin e profesionit të mjekut, si edhe vrasjen e qëllimshme të një pacienti italian, vetëm 27 vjeç.
Theksojmë se pacienti i cili vuante nga tumori në tru, iu nënshtrua në 2013-ën kurës me sodë në Tiranë, por ndërroi jetë, 2 ditë më vonë.



Gjykata e Romës ka dënuar me dy vjet heqje lirie dhe Roberto Gandini, me profesionin kardiolog, i cilësuar si bashkëpunëtor i Tullio Simoncinit.
"Mjeku monstër" ishte i përjashtuar nga Urdhëri i mjekëve italianë më vitin 2006, por vazhdonte ta ushtronte profesionin e tij në një klinikë të hapur në Tiranë.




57-vjeçari David Allen Turpin dhe bashkëshortja e tij 49-vjeçare, Louise Anna Turpin, janë arrestuar


Një këngëtar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në prag të një koncerti në Itali. Në pranga ka rënë Ëngjëll Krifa,


Policia bashkiake, e veçanërisht ajo e Tiranës, vijon raprezaljen e saj me të gjithë të pafuqishmit e kryeqytetit, të cilët dalin

Comments