Grabitet hoteli i Vip-ave në Paris, hajdutët bëjnë gafën e pafalshme me 4,2 milion dollarët


Persona të armatosur kanë bastisur një hotel luksoz me pesë yje në Francë, mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa vlera e stolive të grabitura kapte shifrën prej 4.2 milion dollarësh.

5 grabitësit e armatosur sulmuan hotelin e Vip-ave "Ritz" në Paris rreth orës 18:30 me orën lokale.

Autoritetet njoftuan se ata morën mallra të vlefshme, bizhuteri të cilat kishin një vlerë relativisht të lartë.
Sipas policisë askush nuk u plagos, por thuhet se u dëgjuan armët e zjarrit ndërsa banda po hynte në hotel.



Tre nga grabitësit u arrestuan, ndërsa dy prej tyre mbetën të lirë pasi u hipën motoçikletave. Bizhuteritë e grabitura me vlerën marramendëse u gjetën më vonë në një thes që i kishte rënë padashje njërit prej grabitësve.



Një turiste tha për Mirror Online:
Një prej grabitësve mbante një maskë ndërsa kishte një sëpatë dhe po vinte drejt barit të hotelit. Menjëherë pronari i barit mbylli derën dhe na futi të gjithëve në pjesën e pasme të kuzhinës. Kemi dëgjuar të paktën 10 të shtëna me armë zjarri, ndërsa qëndruam atje brenda përreth gjashtë minuta. Kur dolëm mësuam se çfarë kishte ndodhur."


Ritz është një hotel luksoz, i cili daton nga shekulli 19. Ai është rihapur në vitin 2016 pas një rinovimi katërvjeçar.
Në këtë hotel kanë qëndruar njerëz të famshëm si: Ernest Hemingway, Coco Chanel dhe princesha Diana.





57-vjeçari David Allen Turpin dhe bashkëshortja e tij 49-vjeçare, Louise Anna Turpin, janë arrestuar


Një këngëtar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në prag të një koncerti në Itali. Në pranga ka rënë Ëngjëll Krifa,


Policia bashkiake, e veçanërisht ajo e Tiranës, vijon raprezaljen e saj me të gjithë të pafuqishmit e kryeqytetit, të cilët dalin

Comments