Vogëlushja rrëmbehet dhe përdhunohet për vdekje, i gjithë qyteti "në këmbë"


Përdhunimi për vdekjeje i një vogëlusheje ka ngritur në këmbë një qytet të tërë në Pakistan, pak pasi trupi i saj u gjet në kazanin e plehrave.

Dy protestues kanë vdekur pas shpërthimit të trazirave dhe tubimeve në qytetin e Kasurit, ndërkohë që banorët i kërkojnë policisë të mbrojë fëmijët.
Trupi i Zainabas, një vogëlusheje shtatëvjeçare, u gjet në një kosh mbeturinash të martën, disa ditë pasi prindërit e saj ngritën alarmin se ishte zhdukur.


Policia bën të ditur se e vogla ishte përdhunuar dhe mbytur.
Ndërkohë demonstruesit e zemëruar deklarojnë se autoritetet po bëjnë pak për të frenuar vrullin e rrëmbimeve, sulmeve seksuale dhe vrasjeve.
Policia nga ana tjetër thotë se ka pasur 12 vrasje të ngjashme në dy vitet e fundit.
Por vrasja e Zainabas ka shkaktuar zemërim në mbarë botën, pasi shumë aktorë të njohur po kërkojnë që ushtria të ofrojë mbështetje për banorët.





57-vjeçari David Allen Turpin dhe bashkëshortja e tij 49-vjeçare, Louise Anna Turpin, janë arrestuar


Një këngëtar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në prag të një koncerti në Itali. Në pranga ka rënë Ëngjëll Krifa,


Policia bashkiake, e veçanërisht ajo e Tiranës, vijon raprezaljen e saj me të gjithë të pafuqishmit e kryeqytetit, të cilët dalin

Comments