“Jemi gej”, justifikimet e pabesueshme të shqiptarëve për të marrë azilin në Francë


Gazeta e përjavshme franceze “l’Express”, i ka kushtuar një artikull fluksit të emigracionit nga Shqipëria drejt Francës.

Në artikull ngrihen disa pikëpyetje ndërkohë që theksohet se për vitin 2017, vendi ynë thyente rekord me numrin e lartë të kërkesave për azil.
“L’Express”, shton se megjithëse Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt nga BE pasi nuk ka luftëra, arsyeja kryesore e largimit të shqiptarëve është pamundësia ekonomike.

Sipas të dhënave zyrtare, sot, shanset e një shqiptari për të marrë azil në Francë janë zvogëluar. Vetëm 6.5 për qind e aplikantëve shqiptarë kanë fituar azil në 2017. E mbase ata janë detyruar të përdorin një nga argumentet që “shpëtojnë” kërkesën për azil edhe në vendet e sigurta, shkruan Panorama.
Ka tolerime në rastet e akteve të dhunës ndaj grave, diskriminimit kundër personave LGBTI ose pakicave etnike, ndër të tjera. Megjithatë, për shtetasit e këtyre vendeve “të sigurta”, procedura për shqyrtimin e dosjes së kërkesës për azil shpejtohet.

Pascal Brice, drejtor i OFPRA deklaron:
Kjo nuk i kalon tre muaj, kundrejt shtatë deri tetë muajve që zgjaste procesi dy vite më parë.”
Sipas Nathalie Clayer, specialiste në Shqipëri për EHESS, “Shqiptarët ikin nga varfëria dhe papunësia”.


Gazeta franceze shkruan se “Ky vend i vogël malor dhe rural është një nga më të varfrit në Europë, me një pagë mesatare prej më pak se 350 euro në muaj. Norma e papunësisë së të rinjve ka tejkaluar 33 për qind në vitin 2017, sipas Bankës Botërore”.
Shqipëria ka një nga normat më të larta të emigracionit në Europë: një e treta e popullsisë është larguar nga Shqipëria në 25 vitet e fundit, sipas faqes së internetit të Politikës së Migracionit. Si rezultat, Shqipëria, e cila kishte 3.5 milionë banorë në fillim të viteve 1990, tani ka më pak se 3 milionë.

Dhe mosha mesatare, e cila në vitet 1990 ishte ndër më të ulëtat në Europë (28 vjeç), tani është më shumë se 37 vjeç. Eksodi i shqiptarëve nuk është lajm i ri.

Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend i emigracionit. Fenomeni u ndërpre gjatë 45 viteve të sundimit komunist, një nga më të mbyllurit në Europë.
“Regjimi, madje, kontrolloi migrimin e brendshëm, duke kufizuar eksodin rural në qytete”, sipas studimit.
Rënia e diktaturës në vitin 1991 çoi menjëherë në një fluks të emigrantëve jashtë vendit, kryesisht në Itali dhe Greqi.
Nathalie Clayer deklaron:
Që nga vitet 1990, rreth 600,000 shqiptarë janë vendosur në Itali, 500,000 në Greqi, sipas shifrave nga Politika e Migracionit. Disa nga ata që ishin vendosur në Greqi u kthyen në vend për shkak të krizës, që goditi vendin fqinj nga viti 2008. Përveç krizës së vitit 2008 që ka ndaluar fillimin e një përmirësimi në situatën ekonomike në Shqipëri, stanjimi politik ndoshta kontribuon në vazhdimin e eksodit.
Ndryshimi politik katër vjet më parë nuk ka sjellë ndryshime në situatën në vend, korrupsioni dhe klientelizmi janë ende të larta”.
Që nga viti 2003, Franca ka përpiluar një listë të vendeve “të sigurta. Por Konventa e Gjenevës vlen për të gjithë “refugjatët pa diskriminim për racën, fenë apo vendin e origjinës”.

Ky parim detyron çdo vend nënshkrues të merret me të gjitha kërkesat për azil, qoftë nga një vend që konsiderohet “i sigurt” apo jo. Rritja e fluksit të emigracionit të shqiptarëve në Francë motivoi udhëtimin e Gerard Collomb në Tiranë, në mes të dhjetorit. Franca ka bërë presion që Shqipëria të shtrëngojë kontrollet për largimin nga vendi. Që nga gushti, më shumë se 9700 nisje janë bllokuar nga Shqipëria.



57-vjeçari David Allen Turpin dhe bashkëshortja e tij 49-vjeçare, Louise Anna Turpin, janë arrestuar


Një këngëtar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në prag të një koncerti në Itali. Në pranga ka rënë Ëngjëll Krifa,


Policia bashkiake, e veçanërisht ajo e Tiranës, vijon raprezaljen e saj me të gjithë të pafuqishmit e kryeqytetit, të cilët dalin

Comments