"U martova tre herë por pa dëshirë", fierakja del bllof pas përballjes me vëllain


Një grua nga Fieri ka kërkuar mbështetjen e vëllezërve të saj teksa ka folur live në emisionin "Me zemër të hapur".

Sonila, 36-vjeç numëron tre martesa të dështuara, ndërsa tregon se është kurorëzuar fillimisht në vitin 2000 me një djalë të cilin ia kishte gjetur i ati me shkes.
Gruaja thotë se i ati e ka martuar tre herë pa dëshirën e saj ndërsa tashmë është nënë e tre fëmijëve nga të tre martesat.
Gruaja e cila jeton me nënën e saj ka treguar:
Më martoi babai. Nuk i kam kundërshtuar kurrë prindërit, dhe as vëllezërit më të mëdhenj. Pasi u martova për herë të parë, zbulova gjatë kohës që isha shtatzënë se burri kërkohej nga Interpoli për vrasje. Më pas ata e burgosën dhe më pas u vetëvra në burg. Më pas më martuan sërish, nga ajo martesë linda sërish një vajzë. Por edhe ai gjatë një konflikti me thikë u plagos dhe u fut në burg. Më pas më martuan për herë të tjerë, me një person me probleme mendore. Me të linda një djalë, por desh ma vrau, e ika nga shtëpia. Si fillim shkova tek mbesa, pastaj tek nëna ime. Por vëllezërit më përzunë. Dua që të më mbështesin dhe të më përkrahin fëmijët."
36-vjeçarja ka marrë përgjigjen e vëllait të saj Arjanit, i cili ka mohuar ato që ka thënë gruaja. Ndonëse ajo thotë se ka kaluar nëpër tre ferre të ndryshme, njëri prej vëllezërve e ka përzënë nga banesa duke e lënë në mëshirë të fatit.
Në një lidhje telefonike i vëllai tha:
Ajo duhet t’ja dijë për faleminderit motrave dhe vëllezërve. Le ta dëgjojë gjithë Shqipëria. Pasi Sonila kur ka pasur debat me burrin e dytë, në syrin tim i ka thënë që; se kam vajzën me ty. Këto të tregoj Sonila. Nëse ka pasur mbështetje, ta harroj. Unë e kam ndihmuar si Perëndinë dhe kudo që të shkojë ajo është motra ime. Fëmijët e saj nuk i kam ndarë kurrë nga fëmijët e mi. Unë djalit tim si dhashë asgjë, dhe djalit tënd po. Shpirtin nuk ua jap dot. Ça do më ti? Kur fejoi vajzën nuk më pyeti. Ndaj do rri si ‘uji i ndenjur’.



57-vjeçari David Allen Turpin dhe bashkëshortja e tij 49-vjeçare, Louise Anna Turpin, janë arrestuar


Një këngëtar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në prag të një koncerti në Itali. Në pranga ka rënë Ëngjëll Krifa,


Policia bashkiake, e veçanërisht ajo e Tiranës, vijon raprezaljen e saj me të gjithë të pafuqishmit e kryeqytetit, të cilët dalin

Comments